Të paktën 21 palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria izraelite kreu ndaj Rripit të Gazës nën pushtim dhe bllokadë.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, avionë luftarakë izraelitë gjatë natës kryen sulme ajrore ndaj qytetit Rafah dhe rajonit Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Të paktën 8 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e shënjestrimit të vendbanimeve me sulme ajrore të avionëve luftarakë izraelitë kundrejt Rafah dhe Deir Al-Balah.
Tre persona nga familja Es-Sayyid dhe 5 nga familja En-Nahhal humbën jetën si pasojë e shënjestrimit të shtëpive në Rafah nga avionët luftarakë izraelitë.
Ndërkohë thuhet se të paktën 5 palestinezë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në sulmin e Izraelit në një kopsht fëmijësh në rajonin Al-Zawaida ku ishin të strehuar personat e zhvendosur.
Të vdekurit dhe të plagosurit u transportuan në spitalin "Dëshmorët e Aksasë" në Deir Al-Balah.
Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 12 mijë fëmijë dhe 8.190 gra janë vrarë 27.840 palestinezë si dhe janë plagosur 67.317 të tjerë. Nën rrënoja ende ndodhen mijëra palestinezë të vrarë ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata./aa