Këtë të premte janë publikuar rezultatet e Maturës Shtetërore për lëndën e Matematikës. Të gjithë maturantët mund të marrin notat e tyre në linkun portalin studentor.

 

Provimin e matematikës e kanë kryer në total 27 543 maturantë. 1549 maturantë kanë ngelur, pasi janë vlerësuar me notën 4,  ndërsa 238 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.

 

Kalueshmëria për këtë provim është 94,38% ndërsa nota mesatare është 6,65.