Është përcaktuar data për zhvillimin e zgjedhjeve në Rrogozhinë. Mësohet se zgjedhjet për këtë bashki do të zhvillohen më 23 korrik 2023.

 

Qytetarët e Rrogozhinës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë.

 

Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor vendosi përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë.

 

Në zgjedhjet lokale, të mbajtura më 14 majit, ku doli fitues socialisti Edison Memolla me 21 vota.

 

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pati pretendim për këtë Bashki pasi përcaktues për fitoren e Rrogozhinës ishte qendra e votimit të burgut.