Vladimir Putin ka akuzuar Yevgeny Prigozhin për “kryengritje të armatosur” ndërsa forcat e Wagner bëjnë lëvizje nëpër qytetet ruse në atë që shefi mercenar e ka quajtur “marshim drejtësie”.
Artileria dhe helikopterët kanë sulmuar ushtarët e Wagner, tha Yevgeny Prigozhin.
Shefi mercenar tha se forcat e tij morën Rostov-on-Don pa lëshuar asnjë të shtënë.
Ndërsa mediat e huaja raportojnë se një shpërthim i madh ka ndodhur në Voronezh.
Flakët u ngritën në ajër pas një shpërthimi të madh në këtë rajon, raporton Sky News.