Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë nesër në orën 9:00 vendimin ndaj kërkesës s ëish-kryeministri Sali Berisha për ndryshimin e masës së arrestit të shtëpisë.
Berisha kërkoi përmes avokatëve ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.
Po ashtu, Berisha kërkon që të përcaktohen edhe modalitet se si do të lëvizë nga banesa drejt sallës se seancave plenare si dhe kohën e nevojshme për të realizuar këtë lëvizje, vetëm për të marrë pjesë në sallën e seancave plenare ku zhvillon punimet Kuvendi.
Seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nisi sot në orën 9:00, ku avokatët kërkuan heqjen e masës së arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin.
Dy ditë më parë Berisha u ankua në Gjykatën e Posaçme dhe përmes avokatëve kërkon që të rrëzohet vendimi i SPAK që nuk i dha leje të veçantë për të shkuar çdo të enjte në seancat parlamentare.
Ankimimi u dorëzua nga avokati i tij Sokol Mëngjesi.
Ish-kryeministri Berisha u paraqit dje për herë të parë në SPAK ndërsa u mor në pyetje i akuzuar për korrupsion pasiv në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”./ata