Pas dekretimit të ministrave të rinj nga Presidenti Bajram Begaj, Kuvendi do të mblidhet sot në seancë për të miratuar këto dekrete. Dekretimi i ministrave u bë pak ditë më parë, ndërkohë sot do të jepet ‘ok’ nga Parlamenti.

 

 

Mësohet se seanca do të mbahet ditën e hënë, 11 shtator në orën 14:00. Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës.

 

Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë;

 

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

 

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

 

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

 

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

 

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

 

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

 

 

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

 

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.