Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka ndërtua pa leje në vijnë bregdetare të Radhimës.

 

Sipas policisë, gjatë kontrolleve u vu re se Beniamin Kondi kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan Beniamin Kondin, 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.