Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ish-shefi i krimeve në Policinë e Elbasanit Leonard Palushi të dënohet me 2 vite e 8 muaj burg. Pretenca u dha këtë të hënë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Palushi dyshohet se nëpërmjet rryshfetit ka devijuar hetimet për dy ngjarje të ndodhura në Elbasan, për llogari të Erjon Alibejt.

 

Palushi u arrestua pas deklarimeve të bëra nga bashkëpunëtorët e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj.

 

Ish-shefi i krimeve akuzohet për korrupsion, ndërsa ka rënë akuza e shpërdorimit të detyrës.