Pas 8 vitesh u rikthye në Gjirokastër edicioni i XI të Festivali Folklorik Kombëtar, me potpuri këngësh të djepit, të dasmave e gëzimeve, vallet e ritet, paradën e kostumeve popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë e diaspora.

 

Kryeministri Edi Rama ndau foto nga nata e parë e Festivalit, evenimentit më të madh të muzikës dhe valles shqiptare, cilësuar edhe si një ekspozitë e bukur e trashëgimisë kulturore jomateriale.

 

“Gjirokastra më e bukur se asnjëherë, si asnjëherë e dashur për njerëz nga tërë anët e botës, e ku asnjëherë folklori ynë s’u ka folur me tingujt dhe ngjyrat e veta magjike kaq shumë njerëzve nga kultura të ndryshme”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

 

Rama ndoqi nga afër natën e parë të këtij Festivali, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda dhe djali i tyre i vogël, Zaho.