Kryeministri Edi Rama do jetë sot për një vizitë zyrtare në Bruksel. Mësohet se vizita e Ramës në Bruksel, vjen me ftesë të presidentit të KiE, Charles Michel, me të cilin pritet të zhvillojë një takim.
Nuk dihet se cili është motivi i vizitës së kryeministrit Rama në Bruksel.
Disa ditë më parë në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç zhvilluan takime ndarazi me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.