Policia e Fierit ka vijuar programin promovues të sistemit arsimor policor, duke prezantuar risitë dhe mundësitë që ofrohen përmes diplomimit në Akademinë e Sigurisë.
Sipas njoftimit të Policisë së Fierit, këtë javë janë organizuar disa takime në disa prej gjimnazeve të qarkut Fier.
“Specialistët e Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Shërbimit ndaj të Tretëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë vazhduar me promovimin e “Sistemit Arsimor Policor”, në institucionet e arsimit të mesëm, në Qarkun Fier. U organizuan takime me gjimnazet “Dervish Hekali”, Ballsh, “Adem Vrapi”, Roskovec, “Jani Nushi” dhe “18 Tetori”, Lushnjë”, njofton Policia.
“Maturantët u njohën me programet arsimore që ofrohen në Akademinë e Sigurisë, Akademi e akredituar si institucion i arsimit të lartë, me vlerësim maksimal. Ata shfaqën interes të veçantë për sistemin arsimor policor dhe ndjekjen e programeve mësimore të Akademisë së Sigurisë, ciklin e parë bachelor për “Siguria dhe Hetimi”, si dhe për programin “Patrullë e Përgjithshme”, në Kolegjin Profesional të Formimit Policor”, bën të ditur Policia në njoftimin e saj.
“Hape Derën e Mundësisë, për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe kontribuar për Rendin dhe Sigurinë Publike”, përfundon njoftimi i Policisë./ata