Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku reagoi sot për lirimin e 3 policëve në veri të Kosovës.

 

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se, lirimi i 3 policëve është hap pozitiv.

 

Sipas saj, dialogu me mbikëqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

 

Ajo theksoi se, Ballkani ka nevojë të gjejë gjuhën e dialogut dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës.

 

“Lirimi i 3 policëve të Kosovës të mbajtur në burg jashtë çdo logjike ligjore është hap pozitiv. Dialogu me mbikëqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Ballkani ka nevojë të gjejmë gjuhën e dialogut dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës. Rruga e përbashkët e Ballkanit Perëndimor është drejt BE. I detyrohemi kaq në respekt të së djeshmes dhe të ardhmes”, shkroi Tabaku në rrjetet sociale.