Opinion.al ka siguruar foton e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici gjatë seancës së sotme.

 

Ish-kryebashkiaku i Kukësit shfaqet pas kafazit prej xhami, në pritje të parashtrimit të akuzave nga prokuroria. Ai akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv.

 

Në sallë është edhe Alma Kaçi, gruaja e cila filmoi videon intime me Gjicin.

 

Ish-kryebashkiaku u arrestua ditën e shtunë me kërkesë të SPAK. Ai sot ka dalë para Gjykatës së Posaçme, ku do t’i caktohet masa e sigurisë.

 

Hetimet për Gjicin nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, ku ish-kryebashkiaku i Kukësit kryente marrëdhënie seksuale me shtetasen Alma K,.

 

Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës.