Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi sot pas lirimit të 3 policëve të Kosovës nga Serbia.

 

Meta u shpreh se, lirimi i tre policëve të Kosovës, edhe pse i vonuar, është një veprim pozitiv.

 

Sipas tij, rikthimi tek dialogu dhe finalizimi i marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA është rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

 

“Lirimi i tre policëve të Kosovës, edhe pse i vonuar, është një veprim pozitiv, që i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ. Rikthimi tek dialogu dhe finalizimi i marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA është rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve Kosovë- Serbi”, shkroi Meta, në një postim në rrjetet sociale.