Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u betua sot para anëtarëve të këshillit bashkiak.

 

Në fjalën e tij, Ndreu garantoi se do të jetë në shërbim të qytetarëve.

 

“Është një përgjegjësi e cila rrjedh për shkak të misionit që ne kemi, misioni për të shërbyer, të shërbyerit ndaj komunitetit”, u shpreh ai.

 

Po ashtu, Ndreu kërkoi bashkëpunim përtej siglave partiake me anëtarët e rinj të këshillit bashkiak.

 

“Na duhet bashkëpunim! Bashkëpunim përtej siglave partiake. Sot këshilli demonstroi një pjekuri shumë të lartë, çka është një garanci shumë e madhe për nesër, sepse nuk tregoi debat politik, nuk bëri asnjë veprim në dëm të zgjedhjeve të duhura. Tregoi frymë bashkëpunimi”, theksoi ai.