Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë gjetur të kultivuara në një pronë publike, 80 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikuan 3 autorë të dyshuar të këtyre rasteve të kultivimit, konkretisht shtetasit A. D., 51 vjeç dhe S. D., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Seltë, Elbasan, të cilët u kapën dhe u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. M., 40 vjeç, banues në Krujë, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e 40-vjeçarit.
Si rezultat i fazës së parë të operacionit “Krasta”, u asgjësuan nga territori i fshatit Seltë, 160 bimë narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.