Klevis Balliu, në një reagim të bërë në Facebook, thotë se kryeministri Edi Rama po barazon Kosovën me Serbinë tek ndërkombëtarët.

 

 

Sipas Balliut deklaratat e Ramës, kanë si qëllim të justifikojnë Serbinë tek ndërkombëtarët.

 

Reagimi i plotë:

 

Rama barazon Kosovën me Serbine tek ndërkombëtarët

 

 

Nëse do shikojmë deklaratat e Ramës veme re se ai u drejtohet palëve.

 

Palët, deklaron Rama, s’munde të marrin peng rajonin,nacionalizmat e dy palëve nuk i shërbejnë dialogut.

 

Si mund të barazosh,pushtuesin me të pushtuarin,si mund të barazosh vrasësin me viktimën?

 

Këto deklarata kanë vetëm një qëllim,të justifikojnë Serbine tek ndërkombëtarët siç dhe ka bëre më parë kur i kërkontë BE të mirkuptonte Vuçiçin për mbështetjen e tij ndaj Rusise për luftën në Ukrainë.