Gjatë pesëmujorit të parë të vitit u rrit sasia e karburantit të importuar në vend.

 

Referuar të dhënave të publikuara nga Dogana, rënia e çmimeve në bursa, rritja e kërkesës së brendshme dhe mirëmenaxhimi administratës doganore kanë sjellë rritjen e zhdoganimeve të karburanteve.

 

Sipas DPD, zhdoganimi në sasi i karburantit në 5-mujorin e parë të vitit 2023 ka tejkaluar me rreth 8000 tonë pesëmujorin e parë të vitit 2022.

 

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se sasia e karburantit e zhdoganuar për periudhën janar-maj të këtij viti, arriti 214 371 tonë nga 214 363 tonë të zhdoganuara në pesëmujorin e 2022-shit.

 

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 84.1 miliardë lekë, 330 milionë lekë ose 0.4% më shumë se 5-mujori 2022, si dhe 742 milionë lekë ose 0.9 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 5-mujorin e vitit 2023.