Trupat e Forcave tona të Armatosura ndodhen mes skuadrave të tjera të kërkim-shpëtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti në Turqi.

Moti i ftohtë por edhe koha që kalon dhe zvogëlon shpresat për gjetjen e të mbijetuarve e vështirëson edhe më tepër punën e tyre.

Sakaq, në një status në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë të ditur se trupat tanë të FA –ve janë duke punuar prej orësh, dhe kanë shpëtuar jetën e një fëmije 5 vjeç.

“Në sfidë me rrënojat, motin e ftohtë e lodhjen, trupat tanë të FA janë duke punuar prej orësh, pa ndërprerje duke shpëtuar jetën e një fëmije 5 vjeç dhe duke nxjerrë nga rrënojat 6 trupa të pajetë në zonën e Mallatjas, në Turqi.

Skuadrës së parë sapo i janë bashkuar edhe forcat të tjera nga Shqipëria në këtë betejë për jetën, për të shtuar mbështetjen”-shkruan Peleshi.