Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë është ndriçuar me flamurin shtetëror të Republikës së Türkiyes për shkak të tërmetit vdekjeprurës që mori mijëra jetë njerëzish dhe mijëra të tjerë u lënduan.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet rrjeteve sociale, tha se ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me ngjyrat kuq dhe bardh në nderim të viktimave dhe në solidaritet me familjet dhe miqtë e viktimave.

 

“Në këtë ditë zie kombëtare, ndriçuam ndërtesën e Qeverisë tonë me ngjyrat kuq dhe bardhë në nderim të viktimave të të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe në solidaritet me familjet e tyre dhe miqtë. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Türkiyes”, shkroi Kurti.

 

Të paktën 9.057 njerëz kanë humbur jetën dhe 52.979 të tjerë janë lënduar pas dy tërmeteve të forta që goditën Türkiye-n jugore të hënën.

 

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş goditën dhjetë provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz./AA