Për herë të parë në Shqipëri do të ketë një Qendër të vetme Kombëtare të Kontrollit të Trafikut, që do të mbikëqyrë dhe do të monitorojë aktivitetet në rrjetin rrugor, duke lehtësuar, përmirësuar dhe koordinuar detyrat e të gjithë aktorëve përkatës.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka filluar puna për ndërtimin e godinës dhe për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, ku përfshihen sistemi qendror, softweri, qendrat e përpunimit të të dhënave, pajisjet në anë të rrugës, komponentët e telekomunikacionit, etj, për të mbikëqyrur operacionet rrugore.

 

Janë 13 segmente rrugore prej 200 km të përzgjedhura për tu monitoruar.

 

Vendosja e pajisjeve SIT (sensorë, kamera, shenja elektronike rrugore etj, fillimisht në autostradat Tiranë- Durrës dhe Tiranë Elbasan dhe gradualisht në të gjithë rrjetin e rrugëve kryesore do t’i bëjë korridoret kryesore të transportit të Shqipërisë, pjesë të sigurta, të integruara dhe multimodale të sistemit të brendshëm europian të transportit.