Tmerri dhe paniku ka pushtuar bregun e mbushur me pushues në një plazh në Florida, teksa një  peshkaqen është shfaqur duke notuar me shpejtësi në ujëra të cekëta, shumë pranë njerëzve.

 

Në Florida, prania e peshkaqenëve është diçka e zakonshme por takimi i tyre me njerëzit shumë pranë bregut është diçka që nuk ndodh shpesh.

 

Një video e një peshkaqeni duke notuar mes plazhistëve në Florida, ka regjistruar frikën që përjetuan pushuesit që ndodheshin në breg dhe panë peshkaqenin duke bërë xhiro të shpejta shumë pranë njerëzve që po laheshin në det.

 

Ndërsa tmerrin e vërtetë e përjetuan disa persona, të cilët po notonin ende kur peshkaqeni u shfaq mes tyre, duke i detyruar të nxitonin për të arritur në breg.

 

Video është regjistruar nga dëshmitarët dhe ka bërë xhiron e rrjetit. Mirëpo ajo që tërhoqi vëmendje ishin disa nga reagimet  e pushuesve, ku çuditërisht duken të pafrikësuar. Ndërsa shumë të tjerë ndaluan dhe u kthyen për të parë peshkaqenin që vazhdonte të notonte.