Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur kundër projektligjit të qeverisë për studentët e mjekësisë që i detyron studentët e mjekësisë që të punojnë 5 vite me detyrim në vend dhe më pas të diplomohen.

 

Vasili tha se ky vendim nuk e frenon ikjen e studentëve të mjekësisë jashtë, por dekurajon studimin në mjekësi.

 

“Festa e bërë për mos t’u ngutur për këtë nismë, vë parlamentin në shinat e procedurave që ndihmojnë ligjet. Ka 3-4 elemente që duhet të shihen.

 

Nuk e zgjidh problemin kjo gjë. Kujtohet maxhoranca pas 10 vitesh dhe shpërbën sistemin universitar me atë guxim që se ka pasur as diktatura, këtu jemi në kufijtë e budallallëkut. Tërhiquni nga kjo gjë se nuk e zgjidh problemin, por dekurajon studimin në mjekësi.”, tha ai.