Dimitar Kovacevski në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama nga Maqedonia e Veriut i bëri thirrje palëve në Kosovë e në Serbi që të ndërmarrin hapa për deeskalimin e tensioneve. Kovaçevski u shpreh se ato duhet të sillen si burra shteti e të flasin hapur, ndërsa shtoi se duhet të zbatojnë marrëveshjen që nënshkruan në Ohër.
‘Në këtë rrugë të integrimeve Evropiane ne do të marrim hapa për evropianizimin. Gjatë Samitit në Berlin nënshkruam tre marrëveshje rajonale. Në këtë Samit që do të ndodhë në Tiranë siç i thash edhe Edit Shqipëria si kryesues dhe ai si kryeministër e kanë mbështetjen tonë në atë proces. Kjo është mirënjohje për vendin e për rajonin në tërësi. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për Rajonin, edhe për shkak të nismave që do të ndërmerren që kanë të bëjnë me energjetikën, digjitalizimin e infrastrukturën.
Do ta reduktojnë hendekun midis vendeve kandidate, veçanërisht në rajonin e Evropës Juglindore. Në fund të ditës ajo që është më e rëndësishëm për qytetarët është gjendja ekonomike e sundimi i ligjit. Në këtë plan mund të themi se këtë e bëmë edhe në kuadër të nismës Ballkani i Hapur që dha rezultate për tre shtete për Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. Qytetarët presin më tutje që të ofrojë risi. Për mua është me rëndësi që kjo nismë tregoi se mes bashkëpunimit të përbashkët midis vendeve. Implementimin e marrëveshjes që arritën në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një proces që përfshin vendime në të dyja shtete fqinje, por politikanët duhet të sillem si burrë shtetas dhe tu qasen zgjidhjeve të hapuara e me dialog. Këtu flasim për ardhmërinë Evropiane, për procesin e filluar, për atë që Maqedonia e Veriut do të ketë delegacionin e vet në samitin e NATO-s.’- tha Kovaçevski.