Ekipi i dërguar nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë për të ndihmuar operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Türkiye, vijon punën në qytetin Malatya, raporton Anadolu.

 

Vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit të agjencisë AFAD, UMKE, zjarrfikësve, ekipeve të Urgjencës të Shëndetësisë, policisë dhe xhandarmërisë në godinat e shkatërruara nga tërmeti në Kahramanmaraş me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë dhe duke prekur 10 provinca.

 

Ekipi i kërkim-shpëtimit i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, i cili erdhi në qytet në ditën e dytë të tërmetit dhe filloi punën, po punon së bashku në rrënoja me AFAD-in, UMKE, zjarrfikësin, urgjencën, policinë dhe xhandarmërinë turke.

 

20 nga 63 personelë nga Shqipëria që erdhën në Türkiye dhe morën pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonat e tërmetit janë duke punuar në Malatya.

 

Drejtuesi i ekipit, majori Endrit Cengu për AA tha se megjithëse kishin punuar në vende të ndryshme, ishte hera e parë që ishin dëshmitarë të pasojave të një tërmeti kaq të madh.

 

Ai tha se objekti i shembur në rrugën "Tevfik Temelli" është një nga strukturat që tregon magnitudën e tërmetit. "Struktura e ndërtesës në të cilën po punohet aktualisht është një nga më të vështirat, sepse ndërtesa ka rënë. Në ndërtesë katet po shemben njëra mbi tjetrën. Kjo gërmadhë është shumë e vështirë për të hyrë dhe punuar në të", thekson Cengu.

 

"Türkiye është vëlla i madh për ne"

 

Cengu u shpreh se synimi i tyre është të shpëtojnë një numër të madh njerëzish. "Vendet e të njëjtit rajon si Shqipëria dhe Türkiye ndodhen në zonën sizmike. Njeriu asnjëherë nuk mund të jetë gati dhe të presë një tërmet të tillë. Është një dhimbje e madhe dhe nuk duam të shohim asnjë vend në një situatë të tillë dhe sidomos Türkiye-n", tha ai.

 

"Türkiye është si vëlla i madh për ne ndërsa ne jemi vëllezër të vegjël. Shpresa jonë ka filluar të zbehet, por ne nuk do të dorëzohemi derisa të hiqet guri i fundit. Jemi këtu deri në minutën e fundit, ditë e natë. Shpresoj që të mos e përjetojmë më kurrë. Ngushëllime Türkiye-s", u shpreh Cengu.

 

"Një pjesë e shpirtit tonë shkoi"

 

Sarah Haderi, e cila menaxhon ekipin, tha se ekipi përfshin ekspertë profesionistë të tërmeteve, mjekë dhe punonjës të kërkim-shpëtimit.

 

Duke vënë në dukje se edhe ajo është shqiptare, Haderi tha: "Për shkak të tërmetit një pjesë e shpirtit tonë shkoi. Edhe këtu ndjeni një tërësi sepse nesër mund të na ndodhë neve ajo që u ndodhi këtyre njerëzve".

 

"Jam shumë e lumtur dhe ndihem mirë që jam këtu. Ne jemi këtu për njerëzit tanë si në kohë të mira ashtu edhe në të rënda. Türkiye duhet të jetë një e tërë dhe njerëzit duhet të jenë një e tërë. Ne e shohim këtë çdo ditë. Njerëzit po përpiqen të ndihmojnë", tha Haderi./AA