Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë për kallëzimet e 21 janarit që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin.

 SPAK ia ka kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Tiranës.

 

Më 23 Janar Ministri i drejtësisë, dorëzoi në SPAK, kallëzimin penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të brëndshëm Lulzim Basha dhe ish-komandatit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi pas publikimit në media të një audio përgjimi ku u shfaqën komunikime të zinxhirit komandues të gardës së republikës për të hapur zjarr ndaj protestuesve të 21 janarit.

 

Referuar kallëzimit, Berisha, Basha e Prendi, akuzohen për shpërdorim detyre dhe vrasje në rrethana cilësuese dhe nëse gjenden fajtorë rrezikojnë dënimin nga 20 vite heqje lirie deri në burgim të përjetshëm.