iria e medies dhe problematikat me të cilat ajo ndeshet në realitetin e sotëm ishte tema e Podkastit “Flasim” ku i ftuar i Kryeministrit Edi Rama ishte opinionisti Blendi Fevziu.

Duke folur mbi realitetin mediatik sot në Shqipëri dhe në botë, Fevziu u shpreh se “është shumë e vërtetë që sot është një kaos mediatik ku gjithkush mund të bëhet gazetar, mjafton të kesh një llogari në rrjetet sociale”.

“Lidhur me problematikat në Shqipëri njëri aspekt ka të bëjë me raportet që kanë gazetarët shqiptarë me pronarë që nuk i paguajnë as rrogat e orët jashtë orarit, aspekti tjetër ka të bëjë me presionet që vijnë nga njerëz të fuqishëm politikë të çdo lloji”, shtoi ai.

Nga ana tjetër Fevziu foli mbi parimin bazë të gazetarisë klasike, ku lajmi publikohej me dy burime.

“Me kalimin e kohës, me daljen e rrjeteve online në gjithë botën jepet vetëm versioni që atij i pëlqen dhe e përjashton mendimin tjetër. Kjo sjell që njerëzit të mos i lexojnë dot të dyja qëndrimet. Në Shqipëri ky fenomen përzihet me problematikën që vjen nga abuzimi me profesionin. Gjobvëniet në medie që janë të frikshme”, shtoi ai.

“Abuzimi me këtë privilegj të medies sidomos te njerëzit e thjesht, është një nga gjërat që personalisht më dhemb dhe kjo është globale”, shtoi ai.

Duke folur për etikën në medie dhe në politikë, kryeministri Rama shprehu shqetësimin mbi faktin se si normalizohet nga figurat mediatike e publike gjuha e sulmeve dhe akuzave.

Sipas kryeministrit, “në momentin që gjithë figurat publike mediatike të Shqipërisë normalizojnë një grup fjalësh që janë kaq ekstreme, kjo normalizohet në të gjitha shtresat e shoqërisë”.

“Një gjë është të kapërcesh duke lëshuar një fjalë të tepërt për tjetrin dhe tjetër gjë është të godasësh tjetrin në familje për shkak se unë kam një betejë me ty politike dhe për shkak se një nga të dy do të fitojë, nuk fitojmë dot të dy sepse jemi kundërshtar, ndaj në sy të publikut do të merrem me njerëzit e familjes ose do të godasë duke të etiketuar me epitete që janë penale”, tha Rama.

“T’i thuash tjetrit hajdut, kriminel, i korruptuar, kjo është një gjë që unë nuk e kam bërë dhe këtu i gjithë ky inflacion kaq i madh fjalësh që janë fjalët e fundit ka bërë që këto fjalë të bëhen të zakonshme, të krijojnë një shembull skandaloz. Influenca e këtyre njerëzve atje nuk duhet neglizhuar”, shtoi ai./ata