I transformuar krejtësisht, gjimnazi “Partizani” në Tiranë i shtohet buqetës prej 42 shkollave të ndërtuara në kryeqytet, me klasa të reja, laboratorë, bibliotekë, si dhe palestër të re.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet e reja të gjimnazi “Partizani” në Tiranë, i transformuar tërësisht falë investimeve të kryera.
Godina e re ka hapësira shumë herë më të mëdha, me laboratorë të rinj, palestër dhe klasa të reja mësimi.
Krahas shtimit të numrit të klasave, terreneve sportive dhe laboratorëve, ndërtimi i dy shkollave të reja “Lek Gjiknuri” dhe “Kiço Blushi” do të ulë ndjeshëm dhe numrin e madh të nxënësve në gjimnazin Partizani.