Belind Këlliçi, ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, komentoi sot rezultatet e anketës së IPSOS, të cilat e nxjerrin Tiranës si ndër 10 qytetet më të këqija për të jetuar. Sipas Këlliçit, Kryebashkiaku Veliaj, administrata vendore e Tiranës, mediat e kapura, janë zhytur në llumin urban, mjedisor dhe moral.

Këlliçi sgkruan: "Me kërkesë të Komisionit Evropian, IPSOS organizoi një anketë në 83 qytete të Europës, gjatë harkut kohor janar-prill 2023. Qytetarët u pyetën se sa të kënaqur janë me jetën në qytetin ku banojnë, bazuar mbi disa kritere, si infrastruktura, mundësitë e punësimit, mjedisi, gjithëpërfshirja, vetmia, siguria, kostot e strehimit, transporti, kultura, shërbimet e qytetit dhe korrupsioni, gjithashtu u pyetën për nivelin e jetesës për grupime të ndryshme shoqërore, si familjet me fëmijë, të moshuarit, etj.

Përfundimet janë të pritshme: Tirana renditet e parafundit për cilësinë e jetës për familjet me fëmijë të vegjël. Tirana renditet në 10 qytetet më të këqija për kënaqësinë e të jetuarit.

Erion Veliaj, administrata e tij e tejfryrë, mediat e kapura dhe votuesi i verbuar nga propaganda, janë të gjithë të zhytur në këtë llum urban, mjedisor dhe moral. Nuk ka vizion për Tiranën. Ekranet funksionojnë si agjenci publicitare për Veliajn. Nga mëngjesi në darkë: "Doni më për Belulin?!". Mesa duket një pjesë nuk janë ngopur ende me ato të Veliajt," gjykon Këlliçi.