Policia e Shtetit gjatë javëve të fundit ka nisur një operacion për çmontimin e kamerave të vendosura nga grupet kriminele, që monitoronin lëvizjen e policisë dhe jo vetëm.

Kamera janë çmontuar në Shkodër, Lushnje, Durrës, Fier, Vlorë, Korçë dhe Pogradec. I njëjti operacion nisi dje në Tiranë, ku në disa lagje u çmontuan gjithësej 155 kamera, ndërsa janë vënë nën hetim 37 persona.

Bëhet me dije se janë çmontuar 15 kamera të paligjshme tek shtëpia e Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit. Personat në fjalë janë emra shumë të njohur për policinë, pasi janë të përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Raportohet se kamerat ishin instaluar mes shtyllave, në muret e pallateve, duke kontrolluar një pjesë të rrugëve që të çonin në banesat e familjarëve të dy personazheve në zonën e Ish-Parkut të Autobuzave.

Kujtojmë që vetëm pak më parë policia dhe aksion në lidhje me operacion, ku njoftonin se janë çmontuat 155 kamera që ishin vënë në zona të ndryshme të Tiranës në mënyrë të paligjshme.

Operacioni ‘Fijet’ nisi në Shkodër ku u çmontuan 59 kamera sigurie të vendosura në lagjet ku banonin anëtarë të grupeve kriminale me qëllim vëzhgimin e lëvizjeve të policisë. Më pas operacioni vijoi në të gjithë territorin e vendit.

Deri më tani në të gjithë vendin janë çmontuar rreth 349 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale. Së fundmi një aksion të policisë pati edhe në Elbasan por ende nuk dihet numri i saktë i kamerave të vendosura në lagje të ndryshme të qytetit.