Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Mallakastrës këtë të martë për shkak se ai shantazhonte dy adoleshente me foto dhe video të tyre me përmbajtje personale.

 

Arrestimi i tij është bërë pas kallëzimit të dy të miturave në komisariatin e Mallakastrës.

 

Sipas policisë, 27-vjeçari me inicialet M. Rr.,  u kërkonte para vajzave për të mos iu publikuar fotot dhe videot që ai zotëronte.

 

“Shantazhoi 2 adoleshente, për t’i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, menjëherë pas kallëzimit të 2 shtetaseve.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.“