Kuvendi miratoi sot në seancë plenare 5 projektligjet e shqyrtuara në seancën e datës 7 mars, votimi i të cilave u anulua nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën si dhe 4 projektvendime.
Kuvendi miratoi projektligjin “Për burimet ujore” me 71 vota pro, 5 abstenim dhe 41 kundër.
U miratua projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar” me 71 vota pro dhe 47 vota kundër.
U miratua projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, nismë e deputetit Eduard Shalsi me 71 vota pro dhe 49 kundër.
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9121 , datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar””, nismë e deputetit Bujar Leskaj u rrëzua me 112 vota kundër.
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 15/201 7 “Për arsimin dhe formimin profesional”, nismë e deputetes Evis Kushi, u miratua me 71 vota pro, 34 kundër dhe 5 abstenim.
Seanca plenare shqyrtoi projektvendimin “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Policinë, Shërbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor në institucionin e Avokatit të Popullit”, me kandidatë Besnik Deda dhe Fjona Zaçaj. Pas votimit Deda u zgjodh komisioner me 72 vota pro, 20 kundër dhe 3 abstenim
Kuvendi shqyrtoi projektvendimin “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Organet e Administratës Qendrore, të Pushtetit Vendor dhe të të Tretëve që veprojnë për llogari të tyre në institucionin e Avokatit të Popullit”, me kandidatë Erinda Meli dhe Fjona Zaçaj. Pas votimit Meli u zgjodh komisionere me 67 vota pro, 27 kundër dhe 5 abstenim.
Kuvendi shqyrtoi projektvendimin “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin e Përgjithshëm pranë Avokatit të Popullit”, me kandidate Vilma Shurdha dhe Erinda Meli. Pas votimit Shurdha u zgjodh komisionere me 99 vota pro dhe 2 abstenim.
Kuvendi miratoi projektvendimin “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik” me kandidatë Nertila Mihali, Bledar Cengu dhe Gjergj Mersini. Pas votimit anëtar i KPP u zgjodh Gergji Mersini me 68 vota pro, 16 kundër dhe 3 abstenim./ata