Një grua e re është gjetur e vdekur nga bashkëshorti i saj në banesë. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë,në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, ku sipas policisë shtetasja Dh. J., 33 vjeçe, është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete në banesë .

 

 

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.