Ndërron jetë edhe 33-vjecari që u aksidentua mbrëmë me makinë në fshatin Fortuzaj në Tiranë, duke shkuar në 2 numri i viktimave. Mësohet se 33-vjeçari është identifikuar si Denis Çali.

 

Personi tjetër që ndodhej në makinën  tip “Range Rover”, Brusild Gjyla, humbi jetën në vend, ndërkohë 33-vjeçari u transportua me shenja jete në spital, por nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.