Mark Zuckerberg ka thirrur ekspertët e boksit. Disa ditë pasi Elon Musk dhe Georges St-Pierre bashkuan forcat për një seancë stërvitore, Zuckerberg ka marrë ndihmë nga dy kampionë të UFC-së.

 

 

Në një seri fotosh të postuara të martën nga kampioni i peshave të mesme të UFC-së, Israel Adesanya, Zuckerberg duket se ka marrë një seancë stërvitore me të dhe kampionin e UFC-së në peshën pupla Alexander Volkanovski.

 

 

Në foto ata shfaqen të veshur me pantallona të shkurtra stërvitore dhe duke qëndruar mbi dyshekë; Zuckerberg me kyçet e tij të ngjitura me shirit.

 

Është e paqartë se ku ka ndodhur saktësisht stërvitja. Zuckerberg dhe Volkanovski kanë punuar më parë së bashku për një projekt të Metaverse.

 

Javët e fundit, një debat virtual midis Zuckerberg dhe themeluesit të Tesla, Elon Musk, përfundoi me dy miliarderët që deklaruan se do të dëshironin të përballeshin me njëri-tjetrin në një ndeshje MMA. Presidenti i UFC, Dana White ka thënë vazhdimisht se ai ka folur me të dy dhe se ata e kanë seriozisht.