Christine Baumgartner këmbënguli dhe fitoi pjesërisht në gjyq me Kevin Costner. Ish-çifti shkoi në gjykatë për të zgjidhur çështjet pronësore që lindën pasi Baumgarden paraqiti kërkesën për divorc.

 

 

 

Sipas shtypit ndërkombëtar, pas një vendimi gjyqësor, Costner është i detyruar që tani e tutje t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij shumën 129,755 dollarë në muaj.

 

Kjo shumë është pothuajse gjysma e asaj që Baumgartner propozoi fillimisht. Në të njëjtin vendim thuhet gjithashtu se aktori duhet të paguajë 200,000 dollarë për tarifat ligjore të Baumgartner dhe 100,000 dollarë shtesë për shpenzimet e tjera.

 

Ky zhvillim vjen pak pasi aktori kishte theksuar se të ardhurat e tij do të jenë më të ulëta në vitin 2023, si pasojë nuk mund të përballojë dot kërkesat e Christine Baumgartner.

 

Ish-gruaja e tij ka kërkuar një shumë prej 248,000 dollarë në muaj, me Costner që thotë se kontrata e tij e prodhimit për “Yellowstone” ka skaduar, duke bërë që ai të humbasë të ardhurat e tij kryesore.

 

“Unë do të fitoj dukshëm më pak para në 2023 sesa në 2022. Kjo për shkak se nuk kam më kontratë me Yellowstone, i cili ishte burimi im kryesor i të ardhurave vitin e kaluar,” pohoi Costner, sipas dokumenteve.

 

Lajmi se Christine Baumgartner bëri kërkesë për divorc shpërtheu në media në maj. Sipas TMZ, stilistja u paraqit të hënën pas 18 vitesh martesë, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”. Në peticionin e saj, 49-vjeçarja kërkoi kujdestarinë e përbashkët të tre fëmijëve të tyre Kayden, 15, Hayes, 14 dhe Grace, 12.