Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha sot se i ka premtuar presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan se vendi i tij do të kontribuojë në procesin e pranimit të Türkiyes në Bashkimin Evropian (BE).

 

Në një konferencë shtypi në margjinat e samitit të NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius, Sanchez tha se gjatë takimit të tij me Erdoğanin, ai është zotuar se gjatë kryesimit të Spanjës me BE-në, do të përpiqet të avancojë çështjet me interes për Türkiyen që kanë të bëjnë me pranimin e saj në bllok.

 

“...Duhet të shohim saktësisht se si mund të ndërmarrim hapa përgjatë këtyre muajve në mënyrë që Türkiye të ndihet më afër dhe jo më larg”, tha ai.

 

Ai shtoi se Spanja “ka mbajtur gjithmonë qëndrim pozitiv” ndaj dy prioriteteve kryesore të Türkiyes – liberalizimit të vizave dhe përditësimit të bashkimit doganor.

 

Si mbajtës i presidencës së radhës të Këshillit të BE-së, ai deklaroi se i ka thënë presidentit turk se Spanja “do të përpiqet të ndihmojë që këto dy çështje të shkojnë përpara”.

 

Kryeministri spanjoll vlerësoi “marrëdhëniet e privilegjuara dhe strategjike” midis Spanjës dhe Türkiyes./AA