Deputeti i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi, në një prononcim për mediat është pyetur këtë të enjte në lidhje me përmendjen e emrit të tij në dosjen e Arben Ahmetaj.

 

Nga ambientet e jashtme të parlamentit, Nasufi deklaroi se nuk është marrë me tendera korruptivë.

 

Ai shtoi se nuk është marrë aspak me çështjen e inceneratorëve dhe u shpreh i gatshëm të shkojë të ballafaqohet nëse e thërret SPAK.

 

“Jam i gatshëm të shkoj në SPAK. Nuk kam lidhje me inceneratorët apo për procedurat për të cilat diskutohet Ahmetaj. Nuk kam kërkuar favore për tenderat. Ç’lidhje kam unë më këtë gjë?! Një urdhëtar i varfër, nuk ka frikë nga asnjë kusar, sado i lig që të jetë”, tha në fjalën e tij ish-kryebashkiaku Fadil Nasufi.