Sipas ish kryeministrit Sali Berisha, ka të dhëna se ish ministri Arben Ahmetaj ndodhet sot në Dubai teksa SPAK kërkon arrestimin e tij.
Berisha u shpreh se ai është larguar bashkë me Amant Josifin në drejtim të këtj shteti që sipas tij është epiqendër e bitcoinit.
“Zëri i Amerikës tha se ndodhet në Kanada. Të tjerë dje më thanë se ai ndodhen në Dubai me Amant Josifin, miliarderin e Olsi Ramës që pasi vodhi miliarda ia mbathi për të sistemuar paratë e vjedhura pasi Dubai është epiqendër e bitcoinit”, deklaroi Berisha.