Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili i shpallur 2 herë në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeti”. Në pranga ka rënë Albi Biçaku, i shpallur në kërkim për trafik droge dhe tentativë vrasjeje në Librazhd, ndërsa iu gjet edhe një sasi e konsiderueshme tritoli. Albi Biçaku sihte shpallur në kërkim edhe tentativë vrasjeje, ngjarje e ndodhur me datë 21 shkurt 2023, në një lokal në Librazhd, ku tentoi të vrasë me armë zjarri 35-vjeçarin.

 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, i cili u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, si rezultat i megaoperacionit antidrogë të koduar “Rrjeti” Albi Biçaku rezulton të jetë njëri prej 7 personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni që nuk u arrestuan më 29 qershor.

Policia e Elbasanit

“27-vjeçari i ndaluar është shtetasi i 52-të i vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, për të cilin Policia sekuestroi 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash të valutave të ndryshme”.

Gjithashtu Biçaku akuzohet se është autori i tentativës së vrasjes së shtetasit R.H por gabimisht ka mbetur i plagosur Shpëtim Skura. Ngjarja u shënua më 21 shkurt 2023, në një lokal në Librazhd.

 

 

Policia e Elbasanit