Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Porto Sant’Elpidio, në Itali, ku një djalë 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën duke rënë nga çatia e një fabrike në një zonë industriale, në provincën e Fermos.

 

Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Franco Mazelli, 18 vjeç me origjinë shqiptare dhe banonte bashkë me familjen e tij me në Fermano.

 

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit kur i riu nga Elpidia, ishte ngjitur në çati për të kryer disa punime, kur me sa duket nga shembja e papritur e çatisë, ka rënë në tokë.

 

Sipas të dhënave paraprake, një pjesë e çatisë ishte shembur dhe si pasojë i riu u rrëzua dhe ra nga 10 metra. Çdo përpjekje për ta ringjallur rezultoi e padobishme: lëndimet e pësuara nga rrëzimi nga një lartësi brenda ndërtesës ishin shumë të rënda.

 

Sipas versionit të parë të ngjarjes, i riu kishte shkuar për të takuar dajën e tij, kompania e të cilit po kryen punimet e saldimit në godinën ku ndodhi aksidenti.

 

Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit së bashku me inspektoratin e punës kanë për qëllim të kontrollojnë dokumentacionin, mënyrat e hyrjes së të riut në pallat dhe dëgjojnë ndonjë dëshmitar për të zbuluar nëse viktima po kalonte, apo punonte në vendin ku u gjet pa jetë.