Policia e Tiranës njoftoi se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes ndërsa në kryeqytet pritet të mbahet tubimi për vrasjen e Egli Progës në Pogradec disa ditë më parë.
Tubimi sipas Policisë së Tiranës është parashikuar të mbahet ditën e sotme në orën 19:30, nga sheshi “Skënderbej” deri te Kryeministria.
Sipas Policisë, prej orës 19:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Policia apeloi për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Papa Gjon Pali” si rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit./ata