Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur në Kuvend për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.

 

Gjatë fjalës së tij në seancën e posaçme që po mbahet ditën e sotme, Bardhi tha se 17 vendime janë kaluar brenda ditës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

 

Ai thekson se pjesë e hetimit duhet të jetë koka e aferës së inceneratorëve, që sipas tij është Edi Rama.

 

Sipas Bardhit, PD e ka denoncuar këtë aferë duke nisur nga viti 2018, por nuk është marrë parasysh nga askush.

 

“Truri i tij financiar krijoi një skemë për të përfituar një mënyrë të parregullt 430 mln euro. Përgatisin dhe fillojnë të përgatisin në një zyrë private të biznesmenit për ti grabitur qytetarëve shqiptarë 430 mln euro. Me ndihëm e Edi Ramës dhe Ahmetaj me përfshirjen e një numri të konsiderueshëm të ministrave të Ramës, këta dy zotërinj fillojnë të marrin paratë tona për të ndërtuar inceneratorin për djegien e mbetjeve, që sot pas 7 vitesh janë jashtë funksionit. PD e ka denoncuar këtë aferë duke nisur nga viti 2018, po kryeminitri, ministrat deputetë e PS jo vetëm nuk na dëgjuan por filluan të na sulmonin, tallnin, të na intimdonin.

 

Dua të falënderoj për kryetaren e komisionit hetimor, Tabakun, Këllicin, Zhupen, Bocin, Spaho. Secili prej tyre, siç tregon edhe dosja e Prokurorisë i dhanë informacion të bollshëm që të vijmë në këtë kërkesë që njeri u ramë s’më i besuar rrezikon jo më pak se 15 vite burg. Pa asnjë dyshim, pjesë e këtij hetimi do duhet të jetë koka e aferës, ai është kryeministri Edi Rama. Pa ndihmën e Ramës as Ahmetaj dhe ministrat e kësaj qeverie nuk mund të miratoheshin 17 vendime brenda ditës.

 

Ato projektvendime janë dërguar nga PC i Koldian Zotos në mbledhjen e këshillit të ministrave, janë futur në mbledhje qeverie dhe 17 vendime janë miratuar brenda ditës. Ahmetaj dhe Zoto iu ka përdorur në tre raste, tre projektligje të hartuara në zyrën e Zotës kanë shkuar në zyrën e Ahmetajt, Ramës dhe më pas ju keni ngritur kartonin për t’i votuar ato ligje. Unë e di që sot me zemër një pjesë janë me këtë krah të seancës plenare”, tha Bardhi.