Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë Lezhë, Alfrida Marku në një videomesazh drejtuar qytetarëve u shpreh se, 14 maji është dita që t’i rikthejmë këshillit të bashkisë autoritetin e munguar.
Ajo tha se, “14 maji është dita për t’ju përfaqësuar, për të marrë vendime me ju e për ju, me të vetmin udhërrëfyes prioritetet tuaja, me përgjegjësi, transparencë e llogaridhënie”.
Marku tha në videomesazh se, “Lezha na mirëpret të vendosim të gjithë bashkë sot për të ardhmen, të bëhemi pjesë e ndryshimeve pozitive, si gjithmonë deri më tani me kontributin tuaj, me pjesëmarrjen e çmuar të secilit nga ne në zgjedhje”.
“Vota sot për Këshillin e Bashkisë do të përcaktojë nivelin e përfaqësimit në parlamentin vendor në 4 vitet e ardhshme. Më 14 maj, ju ftoj të votoni Partinë Demokratike për t’ju përfaqësuar në Këshillin e Bashkisë Lezhë”, u shpreh ajo.