“Bërtiste dhe e shante me fjalë të pista”, kështu tha për Euronews Albania fqinja e moshuar e Alma Qevanit, 44-vjeçares e cila u vra me sëpatë nga kunati i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Kusarth të Elbasanit.
44-vjeçarja u gjet e gjakosur në atë rrugës, por edhe pse u transportua menjëherë në spital, nuk arritu të mbijetonte. Fqinjët e saj thonë se nuk e njohin mirë familjen dhe nuk e dinë nëse kanë pasur konflikte të mëparshme. Megjithatë njëra prej tyre tha se ata jetonin në një shtëpi.
“E kishin marrë këta në shtëpi. Nuk e di si kanë jetuar në shtëpi, se kanë dy shtëpi. Po ne nuk kemi pasur komunikim fare, as mirëmëngjesi, asgjë. S’kemi dëgjuar për konflikete, se ne jemi larg. As kemi dëgjuar dhe as kemi parë gjë”,-tha fqinja.
Ndërkohë fqinja e moshuar tha se kishte dëgjuar që dikush po zihej, e kishte menduar se autori i vrasjes Tefik Tashi, ishte duke u zënë me kunatën e tij Alma Qevanit, për shkak të bagëtive.
“Ai bërtiste, e shante me fjalë të pista. Mendova se po ziheshin për bagëtitë”,-tha ajo./EuroNews Albania