Lihet në burg 45-vjeçari shqiptar që vrau me armë zjarri bashkëkombasin e tij në Selanik.
Shpëtim Bajrami, 51 vjeç, u qëllua me armë nga 45-vjeçari pas një konflikti në një karburant, teksa autori u dorëzua ditën e djeshme në polici pas arratisë.
Sot ai ka dalë në gjykatë për masën e sigurisë. Sipas informacioneve, 45-vjeçari me origjinë nga Shqipëria pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr. Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë çështjet financiare që kanë të bëjnë me viktimën dhe autorin.
Viktima dhe 45-vjeçari, me precedentë penalë, njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin ulur së bashku pak më parë. Madje, një përleshje çoi në incidentin e përgjakshëm dhe sulmin me të shtëna.
“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”, tha ai.