Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkarkim nga detyra të gjyqtarin, Arjan Qafa.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjan Qafa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 298, datë 17.09.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit, Arjan Qafa.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra më 17.9.2020, Arjan Qafën, me detyrë gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.