Vala e të nxehtit të pazakontë që ka goditur vendin po shton problemet shëndetësore te qytetarët që për t’i shpëtuar vapës i janë drejtuar plazheve. 

 

 

Në qendrën shëndetësore verore të plazhit të madh në Durrës paraqiten rreth 60-70 pushues në ditë me shqetësime, të cilat prekin pothuajse të gjitha grupmoshat.

 

Kjo fundjavë paraqitet edhe më e ngarkuar në qendrën shëndetësore për shkak të fluksit të madh të pushuesve në plazh. Goditje nga dielli, probleme kardiake, dehidratim, ndërsa më të vegjlit po përballen edhe me alergjitë e shkaktuara nga prania e kandilave të detit në ujë.

 

 

Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar  dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve në këto ditë të nxehta vere./TCH