Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet socaile, pamje nga njësia e re farmaceutike në Spitalin Qendror. Ai thekson se po ndërtohet rrjeti i strukturave farmaceutike me satandarde më bashkëkohore me në fokus trajtimin cilësor të pacientit.

 

“Pas Farmacisë Qendrore në QSUT, me njësinë e re farmaceutike në Spitalin Qendror po krijojmë rrjetin e strukturave farmaceutike me standarde bashkëkohore, duke garantuar cilësi dhe siguri për ruajtjen dhe menaxhimin e barnave për trajtimet cilësore të pacientëve”, thekson Rama.

 

Mirvete Rama, Përgjegjese e sektorit të Barnave tha se “këtu është depo e barnave, ku magazinohen dhe ruhen në kushtet optimale të gjitha barnat që u vihen në shëbrim pacientëve të QSUT. Ne si staf që në momentin e parë që kemi ardhur në këtë depo, ndihemi të kënaqur pasi kushtet I kemi optimale”.

 

Mireal Rexhepi, Drejtoresha e Shërbimit Framcautik në QSUT shprehet se “pas ndërtimit të farmacisë qendrore, doli tejet e nevojshme më tej ndërtimi I farmacive të tjera periferike. Dhe kalimi nga një standard i farmacive të godinave të vjetra, tashmë në godina të reja. Të cilat janë në përputhje me standardet më të larta të ruajtjes dhe shpërdnarejs së barnave”.

 

“Aktualisht jemi në farmacin e spitalit qendror, një nga farmacitë më të mëdha që siguron ruajtjen e barnave sipas standradeve të duhura. Sot po kalohet nga sigurimi i terapive standard, në terapi të targetuara me gjenerata të reja barnash, duke siguruar kështu si një trajtim bashkëkohor ashtu dhe një terapi më të mirë të duke rritur cilësinë e jetës së pacientëve dhe duke zgjatur jetën e tyre. “, tha Drejtoresha e Shërbimit Farmaceutik në QSUT.

 

Iris Muça, farmaciste në shërbimin farmaceutik në QSUT, shtoi se “ky spital ka të gjitha kushtet bashkëkohore. Farmacia është në kushtet më të mira për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e barnave dhe materialeve mjekësore. Për furnizimin e shërbimeve me material dhe medikamente. Ne si farmacistë, jemi shumë të kënaqur për kushtet që po punojmë dhe për mënyrë se si është organizuar farmacia këtu.”

 

Matilda Bulakheir, një tjetër farmaciste u shpreh se ndihet komod në punën që bën. “Në njësinë e re farmaceutike, ndihemi komod dhe më të lehtësuar në punën tonë të përditshme”, tha ajo.

 

Me një investim prej 271 milionë lekësh të qeverisë shqiptare, depoja e re e barnave të Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, garanton cilësi dhe siguri për barnat që magazinohen.

 

E projektuar në vitin 2018, me një sipërfaqe prej 2 680 metrash katrorë, depoja ofron një gamë të gjerë funksionesh. Në katin përdhe të depos janë 6 dhoma frigoriferike të cilat shërbejnë për ruajtjen në temperaturë 2 deri në 8 gradë Celsius të barnave, dhe një dhomë frigoriferike për ruajtjen në temperaturë -20, -25 gradë C të reagentëve të ndryshëm.