Ministri i Brendshëm Taulant Balla kritikoi policinë pse ende nuk kanë arrestuar djalin dhe vëllain e ish deputetit socialist Rrahman Rraja

'Në takimin e parë që kam zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm dhe të Tiranës kërkesa ime e parë ishte arrestimi i vëllait dhe djalit të ish deputetit të fushë Krujës, i cili është miku dhe ish kolegu im Rrahman Rraja. Ai u  vetëndëshkua moralisht por policia ende nuk ka bërë detyrën e saj për të ndëshkuar dy individët që kanë vendin para drejtësisë një orë e më parë."

"Ajo skenë e shëmtuar në Fushë Krujë ka një përmbajtje shumë më domethënëse se kaq për policinë e shtetit sesa kapja e autorëve të saj. Ajo skenë flet për një situatë të majisur më parë nga toleranca e papranueshme  e policisë së asaj zone e cila nuk i dëgjoi ankesat e banorëve dhe për pasojë zgjodhi të bëhet mburojë e paligjshmërisë. Shkrirja e komisariatit të Fushë Krujës ishte përgjigjja e duhur ndaj një dështimi shumë më të gjerë e të thellë sesa gurorja që nxorri dështimin e atij komisariati në faqe. Shkaqet e dështimit janë ende aty "- tha Balla.